Ujku në Prizren ka mbyt 6 dele dhe ka dëmtuar 23 tjera blegtorit Armend Kokollari Budakova

                  Armend Kokollari Budakova,blegtor nga  Prizreni, na njotoi se mbrëmë në  Prizren ujku , në vendin ku ai i kishte vendosur delet e tija , në mëngjes  kur shkon i sheh  se ujku kishte bërë  kërdin. Mbi 23  dele I kishte lënduar rëndë  duke  i  shkaktuar  dëmtime të rënda  dhe  i kishte  gjakosur. Kurse  6 krerë dele i kishte mbytur. Ai me këtë rast  karkon nga nga  Drejtoria  e Emergjencave  që të   evdentojë këtë dëmtim të rëndë  që I ka shkaktuar  ujku në vathën e tij.  Blegtori Kokollari  pohon se edhe ato 23 tjerat duhet te  priten sepse  ato nuk mundet ti përballojnë  lëndimeve që i kanë marrë. Keshtu që dëmi është tepër i madh.