Vdes tragjikisht një i ri në Lipjan, Policia e trajton rastin si vdekje e dyshimtë

0

                            Një i ri ka humbur jetën sot rreth orës 09:00 në rrugën ‘Bajram Gashi’ në Lipjan. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, . Ahmeti ka bërë të ditur se sot rreth orës 08:50 Policia ka pranuar informatën për një person të lënduar rëndë, ku më pas është konstatuar vdekja e viktimës nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, tha Ahmeti. Po ashtu edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka reaguar pas vdekjes së të riut, duke u shprehur ngushëllimë familjarëve, miqve dhe shokëve të të ndjerit.“Na trishtoj lajmi për ndarjen e hershme nga jeta e E., bashkëndjejmë dhimbjen me ju. E nderuara familje D. bëhuni të fort e qëndroni. Ngushëllime dhe ju qytetarë të Lipjanit dhe me gjërë për këtë rast tragjik. Dritë pastë shpirti i tij!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *