Veselaj-Gutaj viziton shkollat e mesme gjatë procesit të regjistrimit të nxënësve në klasën e 10-të.

                        Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka vizituar shkollat e mesme të komunës për të parë nga afër procesin e regjistrimit të nxënësve në klasën e dhjetë për vitin shkollor 2026/2027.

Gjatë vizitës, ajo u shoqërua nga zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit, ndërsa u njoh me rrjedhën e procesit të aplikimit dhe regjistrimit të nxënësve “Bashkë me zyrtarët nga Drejtoria e Arsimit vizituam shkollat e mesme, për të parë nga afër regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të të vitit shkollor 2026-2027”, ka njoftuar Veselaj-Gutaj. Sipas saj, afati për dorëzimin e dokumenteve është më 7, 8 dhe 9 korrik 2026, ndërsa rezultatet e regjistrimit do të shpallen në shkolla më 10 korrik.Veselaj-Gutaj ka uruar sukses për të gjithë nxënësit që po aplikojnë për regjistrim në gjimnaze dhe shkolla profesionale