Vjedhje e rëndë në një shkollë në Prizren, hajnat vjedhin pajisjet nga kabineti i teknologjisë

                       Jo rrallëherë hajnat e persona të ndryshëm ua mësyjnë shkollave fillore e të mesme në vendin tonë, ku arrijnë të kapin pajisje të ndryshme shkollore.Një rast i tillë ka ndodhur edhe në shkollën e mesme të ulët “Ekrem Rexha” në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga drejtoria, me ç’rast u kuptua se persona të panjohur kanë vjedhur pajisje teknologjike nga kabineti i lëndës TIK. Ende nuk dihet se si të dyshuarit kanë depërtuar brenda shkollës dhe kanë marrë pajisjet, por sipas drejtorit vepra dyshohet se është kryer në orët e mbrëmjes, kur askush nuk ka qenë brenda hapësirave të shkollës.Me t’u raportuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për “vjedhje të rëndë”