Vota e dhënë tradhtisë, po jep efektin e radhës.-Shkruan; Hisen BERISHA,Deputet i Parlamentit të R. së Kosovës

                    Pra, argati i Serbisë, kryemashtruesi Kurti, me në fund e lëshoj edhe një Bajrak, urdhëroi Agjencinë Kadastrale, që të bëhet regjistrimi i pronave të Manastirit të Deçanit, në atë kurs që pretendon vetë kisha ortodokse për pronësi, me seli në Dedinje. Kjo është një vendim i gjykatës, të cilin nuk e kanë implementuar qeveritë e kaluara, me pretendimin e gjetjes së një zgjidhje politike që do të ishte në favor të Kosovës. Ndërsa kryeministri aktual, lerë që nuk përfitoj asgjë, por e zbatoj një vendim të gjykatës, përbërja e secilës kur është marr ky vendim, ka qenë nga gjykatës me fuqi imponuese vendimmarrëse, të rekrutuar nga Eulex , apo gjyqtarë të emëruar nga koha e UNMIK, pra pa mundësin e vendosjes së drejtësisë, nga gjyqtarët vendor. Ky vendim është në frymën e gjykatave të kohës së Milloshevicit tëviti 1997, që vet argati i tij, sot kryeministër e cilësonte si “marrëveshjet e kohës së Millosheviçit dhe nuk mund të zbatohen”. Megjithëse ka qenë vendim i gjykatave, qeveritë e kaluara nuk e kanë zbatuar, ani se edhe ato kanë mund të dalin me një vendim për zbatimin e këtij verdikti të gjykatës, por së paku kanë shikuar ta gjejnë ndonjë solucion politik që të përfitojnë në atë rrethane. Po ashtu, kjo nuk është trajtuar dhe as duhet parë si çështje e Deçani, ashtu siç demarkimi i kufirit me Malin e zi, çështje e Pejës, apo çështja e Veriut të Kosovës, si çështje e Mitrovicës, por janë interes kombëtarë. Ndaj qasja publike e mediale është e rrezikshme. Me vendimin e Kryeministrit të tanishëm, lerë që nuk përfitoj asgjë Kosova, por tani po provojnë të thonë se, Këshilli i Evropës e ka kushtëzuar anëtarësimin me ketë çështje! Dita e vendimmarrjes është përpara në ketë muaj!? Por, a ja vlenë anëtarësimi në KE, në shkëmbim ti falet tokë Dedinjes?! Ketë mund ta arsyetojnë vetëm ata që janë argat e dorë e zgjatur e Serbisë. Përndryshe edhe sa e çka do i falim Serbisë për tu integruar në BE, NATO, apo ulëse në OKB, s’do mbetët më Kosovë. E vërteta është se ne e kemi humbur shansin për integrim në KE, që kur ky Kryeministër dhe lëvizja e tij, i kallte institucionet e shtetit, dhe e ka penguar ketë proces, i cili ka mundur të ndodh para katër apo pesë vitesh. Kurse ky e zbatoj pa asnjë përfitim, Kosova është nën sanksione e ndërkohe përfliten sanksione shtesë, asgjë e mirë për Kosovën, as edhe mundësi anëtarësimi, sepse nuk është vend kandidat për anëtarësim në KE dhe po merr vendime të dëmshme siç është tani ky i fundit për dinarin, vazhdim i zbatimit të detyrimeve me përfitim vetëm të Serbisë. Pra kjo po dëshmon atë se, ky kryeministër ka ardhur me zotimin se do ti zbatoj të gjitha marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, që qeveritë e kaluara hezituan ti zbatojnë, i prolonguan duke negociuar që të mos shkelet kushtetuta edhe interesat e vendit. Tani do të jemi në procese zgjedhore, kemi qeveri në detyrë apo të dorëhequr në Serbi, zgjedhjet në BE , zgjedhjet në SHAB, tani pra s’do jet presoni me i madh për implementim të asociacionit dhe ndërkohë, krijon kohë shtesë- statusquo, duke e dërguar statutin e “zjednicës” në Gjykatë Kushtetuese, vetëm që të mos arrihet që të ketë vendim ta Gjykatës Kushtetuese, para se të shkohet në zgjedhje në Kosovë. Përndryshe një implementim tani i asociacionit do të ishte vetëvrasje politike, dhe ndërlidhet me ndërrimet ideologjike të pushteteve në BE dhe me theks të veçantë në SHBA. Prandaj, edhe nuk e ka dërgua deri me tani. Sjellja e vet përfaqësuesve ndërkombëtarë po i krijon penalti politike për populizem  Kurtit dhe ky po ia ndihmon procesin politik Vuciqit në Beograd, në raport me procesin e rehabilitimit personal dhe bisedimet për integrimi në BE të Serbisë. Sado që po mundohen ta ruajnë e forcojnë, qarqe të caktuara ndërkombëtare, që ta kenë në qeverisje për goditjen fatale të Kosovës, ditët në vazhdim, e vërteta është se ky nuk fiton më në zgjedhje, dhe do largohet me turp nga politika. Pse ky nuk po e qon në interpretim draftin e “zajednices”, është vetëm që të mos merret ndonjë vendim që e detyron ta zbatoj “zajednicen” para zgjedhjeve në Kosovë. Përkundër qëndrimit që ka marr në tetorin e vitit 2023, lidhur me implementimin e marrëveshjes për asociacionin, pranimi e mos implementimi janë dy kategori në veprim të ndryshme, ndaj Escobar doli me qëndrimin se e përshëndet ketë vendim për Manastirin, por e theksoj se Kurti po heziton ta bëj implementimin, detyrim që tash e ka marr për asociacionin. Përkundër taktizimit për arsye strategjike të mos e implementoj “zajednicen” apo aktin e vetëvrasjes politike, është përballë detyrimeve të cilat i ka marr para ardhjes në politikë e qeverisje, ku partnerët e tij nuk e falin. Por, s’do ta falë as kombi as historia tradhtinë që po e bën Kurti, as spektrit politik, shoqërisë civile, mediave as popullit që po e tolerojnë./www.QendraPress.com/