Vushtrria e fiton ndeshjen e barazhit ndaj Lirisë pas penalltive

                          Skuadra e Vushtrrisë e ka fituar ndeshjen e barazhit ndaj Lirisë. Vushtrriasit triumfuan tek pas ekzekutimit të penalltive, pasi 120 minutat përfunduan baraz, 1:1.Ndeshja e zhvilluar në Klinë nisi me golin e hershëm të Lirisë, shkruan Gazeta Express.Vushtrriasit arritën ta barazonin rezultatin dhe kështu ndeshja shkoi në vazhdime.Aty, nuk pati gola të shënuar dhe ndeshja u desh të përcaktohej nga penalltitë.Vushtrria realizoi të pesë penalltitë, kurse Liria humbi një, për t’u eliminuar.Vushtrria tani do të takohet me skuadrën që përfundon si e teta në tabelën e Superligës së Kosovës.Pas kësaj ndeshje do të mësohet edhe përfundimisht skuadra pjesëmarrëse për sezonin e ardhshëm në kategorinë e parë të futbollit tonë.Kujtojmë se Liria e mbylli sezonin në pozitën e dytë në Grupin A të Ligës së Parë, kurse Vushtrria u rendit e dyta në Grupin B.