Zëdhënësi i policisë Rajonale togeri Shaqir Bytyçi njofton për vdekjen e një të riu 26 vjeçar

Zëdhënësi i policisë Rajonale në Prizren togeri Shaqir Bytyçi, njofton për vdekjen e një të riu 26 vjeçar . Ai me këtë rast ka njoftuar se ‘’ Sot, më datë 22.06.2026, rreth orës 09:00, Policia ka pranuar informatën se në ambulancën e lagjes Arbana në Prizren është dërguar pa shenja jete një person mashkull, rreth 26 vjeç. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe Inspektorati i Punës. Në koordinim me ta, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit. njofton togeri Bytyçi./QendraPress/