Zgjedhjet e 14 nëntorit krijuan ndryshim në pushtetin lokal në komunën tonë-Shkruan ;Eshref Memaj,ish Nënkryetar i Komunës së Prizrenit

Zgjedhjet e 14 nëntorit krijuan ndryshim në pushtetin lokal në komunën tonë të cilat ishin zgjedhje te rregullta dhe demokratike .Këto zgjedhje edhe një herë dëshmuan për një kulturë të lartë demokratike të cilat u përcollën edhe me ndryshim të udhëheqjes lokale. Mendoj se elektorati është i organizuar mirë dhe vlerëson çdo punë të kryer apo edhe të mos kryer dhe si rrjedhojë bënë përzgjedhjen apo ndëshkimin. Unë shfrytëzoj rastin ta uroj kryetarin e ri z.Totaj dhe i uroj punë të mbarë në marrjen e përgjegjësisë për t’a udhëhequr komunën tonë,sigurisht se ka shumë punë për të bërë në mënyrë që qyteti ynë të zhvillohet ekonomikisht duke pasur parasysh trashëgimin e lashtë kulturore,turizmin,bujqësinë ,shëndetësinë,arsimin dhe shumë sfera tjera të jetës./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.