Zhduket 13-vjeçarja në Gjilan, policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e saj 

                                  Policia e Kosovës, Dega Rajonale në Gjilan po kërkon bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e një 13-vjeçareje të zhdukur në Gjilan.Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion ta lajmërojë menjëherë stacionin më të afërt policor, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Postimi i plotë i policisë:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët

Gjilan, 22 gusht 2022
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim gjetjes së personit të zhdukur, të miturës me shënime si më poshtë:

• Inicialet A. I.
• Kosovare Shqiptare
• Viti i lindjes 2009
• Adresa e banimit Gjilan
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001