Zonja Ministre e Drejtësisë! Pse i zhdukët mostrat e Astrit Deharit ?! –Shkruan;Hisen BERISHA ,Deputet i Parlamentit të Kosovës.

                              Zonja Ministre e Drejtësisë! Pse i zhdukët mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore?!    Zonja ministre! Prapa këtij veprimit tuaj, a është qëllimi ta fshihni krimin terrorist mbi instuticionet e Kosovës? Kur i emëruat rrugët në Prishtinë me emërtimin “Vllëzerit Dehari” më pati shkuar mendja se, cili ishte kontributi i Arbnorit e Astritit?! Nëse flasim për Arbnorin, pyes, se mos ai ka mundur të jet “sinjalizues” dhe nga presioni është shtyrë në vetëvrasje nga ata për të cilët punonte dhe a është vlerësuar mënyra e vdekjes dhe faktorët që e shtyen?! Kurse, më konkretisht lidhur me Astritin ka novoj të dihet, nëse u zbulua që u vra nga pushteti për aktivizëm politik dhe u vertetua me vendim gjyqësor të formës së prerë apo ka një të vërtetë ligjore tjetër, meqë ekspertizat vendore as ndërkombëtare nuk po e mbështesin vendimmarrjen gjyqësore. Por, në këtë rast nuk kemi as njërën as tjetrën, e as zbulim të së vërtetës. Prandaj, pyes a e bletë heshtjen e familjes duke tentuar ti fusni në histori vëllezërit Dehari? Ministre, ju jeni në pushtet që tri vite! Ju administroni me të gjitha instuticionet! A mos është dashur që në këtë konferencë për shtyp, të japnit dorëheqje e jo të akuzonit të tjeret?/www,qendrapress.com/