Zonja vetingu, vazhdon me refrenin autik, se rasti Dehari ju takon qeverive të para shtatë viteve. –Shkruan; Gjeneral Hisen BERISHA.

                   Zonja vetingu, vazhdon me refrenin autik, se rasti Dehari ju takon qeverive të para shtatë viteve.   Edhe pse ky rast ndodhi gjatë revolucionit terrorist të “shamijave të kuqe” dhe po vazhdon të mos zbardhet në regjimin neokomunist të kësaj lëvizje. Jo pra, moj e stërkequra politikisht, nuk janë qeveritë e para shtatë vitesh, por pikërisht kjo lëvizje dhe ju personalisht, kryeministri juaj, e ministria linjës, bashkë me hetuesinë dhe ndihmësin juridik, përgjegjësit e dështimit të hetimit dhe ketë pa fije dyshimi, për shkaqe subjektive, ngase jeni të involvuar penalizueshëm në rast. Ju i dërguat mostrat për ekspertizë në një shtet neutral e të besuar, në Zvicërr. Dolët me qëndrimin për një vrasje. Pretenduat se mostrat po dëshmojnë të njëjtën. Më vonë dolët me teorinë se, u zhdukën mostrat, e më pastaj i gjetët në frigoriferët që ishin ndërruar. Pra, mostrat kishin përfunduar në mbeturina. Deri sa në fund, i dogjët ambientet, ku ruhen raportet e këtij rasti e shumë mostrave të shumë rasteve penale në Kosovë, përfshirë edhe provat e masakrave serbe të kryera gjatë luftës. Krejt këto kanë ndodhur nën qeverisjen tuaj. Ndaj përgjegjëse direkte jeni personalisht, e ndërlidhur janë edhe Kryeministri, ministria linjës, hetuesit dhe mbrojtja. Kështu që duhet Komision Parlamentar hetimor, që ta zbardhim dokumentacionin e dëshmitë e rastit. Ndërlidhur me këtë, para zbardhjes së rastit Astrit Dehari, duhen zbardhur rrethanat e vdekjes së të vëllait Arbrit, e para tij duhet zbardhur objektivat e sulmit me mjete luftarake terroriste në institucionet e shtetit, nga LVV. Por, nëse vërtetë duam ti zbardhim, atëherë duhet urgjent të kërkohet ndihmë nga FBI e SHBA, që të zbardhet jo vetëm ky rast, por edhe shumë tjera, si aferat korruptive në diplomaci – rastin “GEN” për vjedhje të energjisë, rastin e vjedhjes së rezervave shtetërore nga një rrjet kriminal e mafioz të afërt me qeverinë dhe vet Kryeministrin, shpërdorimi i buxhetit përmes subvencioneve, transfereve, etj. Po ashtu, një hetim i kuvendit dhe inteligjencës amerikane, duhet bërë ndaj dialogut dhe dokumenteve të marrëveshjeve të dëmshme që keni bërë. Për fund, një pyetje për ekipin e kuislingëve në negociata, ku mbetën thikat mbi harta?! Pse nuk ndodhi ndarja, sipas kauzave tuaja të shumta të mashtrimit?! Kush po i tradhton interesat e kombit sot?/www.QendraPress.com/