24 vjet nga përjetësia e Komandant  Tahir Sinanit, ideali i tij ishte bashkimi  trojeve shqiptare

             Gjeneral Tahir Sinani, historikisht e ndër brezni do kujtohet si atdhetari, luftëtari, komandosi e strategu që u ka dhënë zemër e kuptim luftërave tona çlirimtare.

Tropojani që me angazhimin e tij jetësor e luftarak i dha kuptim gjeografisë shqiptare përjetësisht e me krenari do kujtohet si liribërësi kombëtar.

Lum ata që e patën fatin të jenë, bashkëluftëtar me Komandant Tahir Sinanin.

Lavdia u takon vetëm heronjëve, sepse janë vetë lira.

Përjetësisht krenar me UÇK-në.e kujtojnë  bashkëluftëtarët e tij, Kurse në  nderim të  komandant  Tahir Sinanit  sot, shoqatat e dala nga  lufta, ish  bashkëlufëtarë të komandantit. Kryetari I komunës së  Malishëvës.Gjeneral Selim Krasniai,komandant Nehat Basha ,Refki Mazrreku, Ilaz Kadolli dhe  bashlëlufëtarë të tjerë  si dhe familjarë e  shok , në ora 10:00, në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë,  bënë homazhe pranë varrit të Komandantit të ish-Zonës Operative të Pashtrikut Tahir Sinani. Kujtime  për komandant Tahir Sinanin  rikujtoi gjeneral Selim Krasniqi i cili tha’’ Sot ,po kujtojmë veprën e  gjakun e Tahir Sinanit,  komadantit që  gjakun e tij e dha për liri të  Kosovës .Ne po punojmë që  Tahir Sinanit,  të ia japim vendin meritor, aty ku e ka dhe ku e meriton falë  lavdisë së tij dhe  gjakut të dhënë për liri., Po kështu jemi duke punuar  pandalur edhe edhe në  përfundimin e shtatores së  Komandant  Tahir Sinanit , dhe  ne jemi  duke  punuar  në këtë drejtim dhe shpejt do ta  vendosim  aty  ku e meriton’’ tha gjeneral Krasniqi.

Kryetari  I OVL  dega në Prizren Isa Berisha  tha se  ne  po mundohemi që amanetin  e  komandantit ta bëjmë  realitet, Komandanti ishte dhe mbetet  një  hero I përjetshëm. Jemi krenar që ishim bashkluftëtarë e ushtarë të  komandant Tahir Sinanit.

Së fundi edhe  vëllai I Komandant Tahir Sinanit  falenderoi për kujdesin dhe angazhimin e  bashkëlufëtarëve  që po bëjnë për idelain e  Tahir Sinanit për bashkimin e  trojeve shqiptare./QendraPress/