Bunjaku: Ligjëratat e Kurtit irrituese, ka kaluar koha e tyre.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku ka komentuar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti lidhur me çështjen e shtrenjtimit të rrymës në Kuvendin e Kosovës.Ajo ka thënë se fjalimet e Kurtit janë gjithmonë irrituese.“Pak irrituese janë ligjëratat e Albin Kurtit, se ka qenë në opozitë për 15 vite qytetarët kanë besuar në ligjëratat e tij, sepse ka folur aq bindshëm edhe aq i ka bindur qytetarët sa e kanë votuar mbi 50% e më shumë”, ka thënë ajo në emisionin “Frontal” në T7.Bunjaku tha se tani ka mbaruar koha e ligjëratave.“Realisht tani ka përfunduar koha e ligjëratave, ka mbaruar koha e populizmit të tij, ka mbaruar koha e rimeve të tij që realisht tu i përshtat fjalitë dhe t’u bë më interesant me votu njerëzit tash në pushtet po bëhen 10 muaj që është duke qeverisur dhe kjo është e papranueshme që me e duru qytetarët e Kosovës siç është duke vazhduar”, tha ajo.