Mali i Zi, tri ditë jo pune për myslimanët me rastin e Kurban Bajramit
Ditë jo pune me rastin e festës së Kurban Bajramit për besimtarët myslimanë në Mal të Zi do të jenë nga data 9 deri më 11 korrik, njoftoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e vendit.Muslimanëve u takojnë 3 ditë jo pune me pagesë për festën fetare.“Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruara të sigurojnë kryerjen e punëve në ditë festash, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët ose shtetin“, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.Sipas Bashkësisë Islame në Mal të Zi, dita e parë e Kurban Bajramit është e shtuna më 9 korrik 2022. Namazi i Bajramit do të falet në orën 05:50. Kurban Bajrami zgjat katër ditë./AA