Temperaturat sot në Kosovë deri në 23 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 19-23 gradë Celsius.
Gjithashtu, bëhet e ditur se do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11 metër për sekondë.