Ismet  KRYEZIU; drejtor Ekzekutiv i KDI-së – Për dalje nga kjo krizë, kërkohet një veprim i përgjegjshëm

‘’QendraPress’’-Si e shihni tejkalimin e këtij ngërçi politik në Kosovë .A duhet tejkaluar kjo gjendje dhe si?

Ismet  KRYEZIU; drejtor Ekzekutiv i KDI-së ‘’Kuvendi jofunksional nuk është thjesht një problem procedural apo një moment i zakonshëm tranzicioni – por një pasqyrë e një krize të thellë politike, e cila po minon funksionimin demokratik të shtetit. Për dalje nga kjo krizë, kërkohet një veprim i përgjegjshëm nga partia më e madhe, duke hapur rrugë një konsensusi politik të mirëfilltë me subjektet e tjera parlamentare, ose duke propozuar një kandidaturë tjetër që gëzon mbështetje më të gjerë mes deputetëve. Në të kundërtën, alternativa e vetme mbeten zgjedhjet e reja, për të kthyer legjitimitetin dhe vendimmarrjen tek qytetarët./QendraPress/