Mrs Afrim TEJECI/kryetar i Oda e Prizrenit-.Kosova çdo ditë po zbrazet ,asnjë debat te arsyeshme nuk kemi  pse?!

Mrs Afrim TEJECI/kryetar i Oda e Prizreni -Qytetarët e Kosovës janë të lodhur nga premtimet boshe dhe luftërat e brendshme politike që e kanë kapur shtetin. Kjo është një gjendje e papranueshme dhe e rrezikshme për stabilitetin e vendit. Mjaft më me bllokime, inate dhe kalkulime personale. Ky ngërq politik ,i frikëson investitorët,nuk bën dobi zhvillimit ekonomik te vendit .Shumë shtete për rreth nesh rëndësi të madhe japin politikave zhvillimore,qe japin shpresë vendit e rinisë .Kosova çdo ditë po zbrazet ,asnjë debat te arsyeshme nuk kemi  pse po ndoll tani ,kur jetojmë të lirë,shpresat e qytetarëve çdo dite po humben. Nuk është kjo qe kemi qëndruar Kosovën të lirë. Kosova si në institucionet Qeveritare,po ashtu  dhe Lokale,në vendet udhëheqëse duhen të jenë njerëz me përvojë të punës dhe rezultate të dëshmuara! Prandaj edhe formimi i një Qeverie Teknike është domosdoshmëri nëse dojm me sinqeritet të mirën e vendit. Është koha dhe momenti që të gjithë ata që vërtet e duan vendin të tregojnë gatëshmerin qoftë edhe për një afat të shkurtë të Qeverisë. Shumë KON kaluan,vendi nuk ariti të zhvillohet falë politikave inateve”është koha “të ipet hapësirë profesionistëve të shumta që ka Kosova . Kosova është vendi i vogël dhe shumë lehtë për ti gjetur ekspert profesionist ,por jo te ftohen me baza partiake… Duhet të reflektojnë udhëheqësit e partive ,për një Qeveri me ekspert jashtë partive “por të pavarur”ku llogari do të japin popullit e jo partisë…/QendraPress/