Naim Krasniqi , ishte emblemë atdhetarie që i fali gjithçka Kosovës e asgjë nuk deshti nga Kosova u tha në akademinë përkujtimore

Sot ,me organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Dega Prizren, u organizua në shtëpinë e Kulturës Akademi Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e veteranit të luftës Naim Krasniqi,u tha shumë për veprën dhe jetën e këtij personaliteti që i ka dhënë shumë Kosovës e asgjë nuk ka marrë nga Kosova. Lidhur me jetën dhe veprën e Naim Krasniqit ka folur Isa Berisha, kryetar i veteranëve të Prizrenit, i cili edhe tha se Naim Krasniqi, ishte dhe mbetet emblemë e lavdisë së UÇK-së .Derisa evokime rikujtoi bashkëluftëtari i tij Sokol Dobruna, i cili tha se Naimi ishte dhe mbete një personalitet qe i ka shërbyer atdheut.. Kryetari i Rahovecit veterani i UÇK-së Smajl Latifi tha se Baca Naim ishte një strateg dhe poliglot shumë demensional, kur mësuam se ai dhe Ukshin Hoti në toka të huaja ishin takuar si misionar paqe dhe atje ishin dakorduar për të luftuar deri në çlirimin Kosovës dhe pastaj ka vazhduar. Edhe ish komandanti i UÇK-ssë dhe bashkëveprimtari Xhemshit Krasniqi, Fatos Aliu dhe Halim Koliqi, kanë folur për veprën faktike dhe veprimtarinë e pa lodhur të Naim Krasniqit. .Ne emër të familjes ka falënderuar i biri i tij Besnik Krasniqi i cili me këtë rast ka falënderuar të gjithë bashkëveprimtarët e babait të tij, Por ka vequar sidomos burra nga Baba i Bokës që ishte shtëpia e dytë Naim Krasniqit,
Në këtë takim kishte pjesëmarrës të shumtë dhe bashkëprimtarë që kanë bashkëvepruar e bashkëpunuar me Naim Krasniqit njeriun që i ka dhënë shumë Kosovës , ishin edhe kryetar të komunave nga Suhereka Bali Muharremaj e nga Rahoveci Smajl Latifi si dhe veprimtarë e veteranë të UÇK-së