TRE LUGETËR PARA VARRIT TË ADEM DEMAÇIT –Nga; Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Nuk ka turp pa adresë : Njeri si Bacë Adem Demaçi nuk i përkasin vetëm kohës kur ka jetuar , nuk i përkasin vetëm popullit që i kanë takuar ; janë vlera , ndërgjegja e tërë njerëzimit. Liria nuk është diçka që i takon vetëm një individi, vetëm një kombi por mbarë njerëzimit. Nga përkushtimi për të qenë i lirë , për ta mohuar robërinë , kryesisht fizike përmes sakrificës së përhershme , të përjetshme lindin personalitete që i japin kuptim dinjitetit kolektiv duke mohuar vuajtjet personale. Nuk ka shumë personalitete të tilla në botë që mbijetojnë kohën që matet me dekada dhe shekuj e që janë hiçgjë krahasuar me përjetësisë për të cilën nuk ka njësi matëse kohore. Njëri ndër margaritarët e angazhimit për liri gjatë tërë jetës së tij ishte Baca Adem Demaçi , për shokët, miqtë , bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët në Rrugën e Golgotës për shqiptarët e robëruar dhe , thjesht Adem Demaçi si një emër abstrakt për mohuesit, dhunuesit dhe robëruesit e shqiptarëve dhe të vet atyre. Baca Adem Demaçi nuk kishte llogari matës për jetëgjatësinë e tij sepse nuk bënte llogari sa do të jetojë dhe si do të jetojë por çka dhe sa do të bënte për popullin që e lindi dhe njerëzimin e robëruar që iu bë djep , shtrat dhe piedestal për së gjalli dhe amshim pasi u transformua nga fizikja në shpirtërore më 26 korrik 2018. Herkuli ishte mit , Titani ishte mit , Goliati ishte gjithashtu mit , Baca Adem Demaçi ishte realitet , ishte përfytyrim i lirisë , për dikend të mohuar , për tjetrin të sajuar. Të tillët nuk i duron koha e trutharëve , tyxharëve , qyqarëve , xuzarëve dhe tradhtarëve që ishin ushtarë të robërisë , të Jugosllavisë dhe Serbisë , deri dje kurse sot të Çetës së Injorantëve , pushtet dhe jopushtet , lehtësisht të identifikueshëm në ligatinën antikombëtare. Të tillët e madhëruan Bacën Adem Demaçi , deri erdhën në pushtet, e sulmuan dhe e harruan kur shtetin e bënë pushtet! U munduan ta ndërrojnë adresën e turpit duke vendosur maska për vete dhe duke çjerrë maska që në të vërtetë ishin pafytyra të identifikueshme , me emër dhe mbiemër, adresë banimi dhe adresë mohimi. Po Baca, ç’bëri : Asgjë përveç se u bë pengesë e pakapërcyeshme për të uriturit e pangopshëm për pushtet të cilët nuk kishin bërë asgjë për shtet , personalisht dhe familjarisht. Kur ishte në pyetje interesi njerëzor, kombëtar dhe shtetëror Baca u bë me të gjithë dhe kundër të gjithëve , shtrojë dhe mbulojë, cak për gjuajtje dhe pushkatim publik , arsyetues i horrave , shkaktues i plagëve dhe mbulues i vrragëve. Jashtë çdo mase ka duruar , asnjëherë i nënshtruar. U akuzua se është komunist , enverist, maoist , leninist, stalinist dhe titist nga ata që ishin jarga e tyre , pështyma e tyre , zorrë e trashë e tyre dhe kanalizim i tyre , dikur në pushtet , sot në ” pushtet “. Nga përkufizimi i vërtetë dhe i drejtë Baca Adem Demaçi ishte njeri i lirë i botës dhe rob i popullit që i takoi. Ideologjia e tij politike ishte kombëtarja dhe vetëm kombëtarja . Baca kurrë nuk i ka kënduar as Enverit e as Beterit , as Partisë së Punës dhe Nënës Parti por i ka kënduar Dedë Gjo Lulit , Mehmet Shpendit, Kamer Loshit dhe Nënës Shqipëri, me Kosovë dhe Çamëri ! Po shqiptarët dhe ” shqiptarët ” : Askush nuk është sulmuar dhe mohuar më shumë se Baca Adem Demaçi , sa ishte në ” liri ” dhe sa ishte në robëri. E pushkatuan publikisht Marku , jo Kraleviqi por Krasniqi , Ismajli , jo Kosumi por Kadare , Vetoni , jo Firzi por Surroi . E përdornin për të ardhur në pushtet duke e penguar pozita në shtet , as president , as kryekuvendar , as KM , as ministër e as deputet. Në mesin e iskariotëve refuzues dhe pengues ishte Vet Juda- Albin Kurthi për të cilin Baca bëri më shumë se për të gjithë të tjerët. Pak shokë i mbetën Bacës afër kur pasuli hahej me kokrra, kur vdekja ishte në vend të këmishës , sidomos kur u prekë nga sëmundja. Ia improvizuan funeralin dhe varrimin sikur varrimi i Mocartit , sikur ta bënin shërbimet sociale. Edhe në ato çaste përfitues me anatomi njerëzore e instikt të hienave donin ta nduknin lavdinë e tij për ta mbuluar palavdinë e tyre. Vizitat e bartësve të posteve institucionale te Vendi i Përjetësisë së Bacës nuk ishin shprehje e respektit ndaj jetës dhe veprës së Bacë Adem Demaçit por materializim i përfitimeve politike të kushtëzuar ; unë vijë te Rugova , t’i vjenë te Adem Demaçi , një udhë e dy punë , në fund të fundit Baca dhe Rugova janë afër . Kjo , në fakt është mungesë e respektit , pafytyrësi dhe imoralitet, perversitet dhe sadizëm. Vizita e fundit e trojkës antidemaçiane ; Albin Kurthi , Xhelal Sfeqla dhe Marimanga e Zezë – Donika Shvarc paraqet shkelje të rëndë të parimit moral minimal për ata që e kanë ndjenjën e turpit dhe të përgjegjësisë. Për respekt as që bëhet fjalë. Nëse Albin Kurthit i ka mbetur një milimetër fytyrë wë e arsyeton vizitën e Vendit të Përjetësisë së Bacës Adem Demaçi, me çfarë të drejte ishte aty Xhelal Sfeqla e sidomos Marimanga e Zezë – Donika Shvarc. Nëse e keni ruajtur fytyrën reale anatomike , nuk mund të shkoni te Baca Adem Demaçi kur e keni sulmuar UÇK – në , kur i përndiqni të burgosurit politikë, kur bëheni miq të Gjykatës Raciste Speciale kundër udhëheqësve të UÇK – së , kur ua dhunoni të drejtat veteranëve dhe invalidëve të luftës, kur dërgoni ” dëshmi ” dhe dëshmitarë te kjo Gjykatë dhe shumë kur të tjera. Nëse i dhunoni të gjallët që janë me Bacën , për së gjalli dhe kur është në amshim , mos i trazoni varret e shenjta për ne , kalkuluese për juve që asgjë nuk bëtë për lirinë , kombin dhe shtetin . Nuk ka gjë më poshtëruese se kur Marimanga e Zezë- Donika Shvarc shkon te Vendamshimi i Bacë Adem Demaçi . A e kemi merituar këtë ? 20 qershor 2025 Prishtinë Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA