Prizreni e nis vitin 2026 me lindjen e foshnjës së parë mashkull

Në minutat e para të vitit 2026, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka ardhur në jetë foshnja e parë mashkull e këtij viti.
“Në orën 00:05 një nënë nga Prizreni ka sjellë në jetë të porsalindurin, i cili gëzon shëndet të plotë dhe peshon 3,460 gramë”, njofton Spitali i Prizrenit.