GARAT SHKOLLORE TË FIZIKËS  NË SHKOLLËN ‘’EMIN DURAKU’’

                             Në shkollën tonë u organizua gara shkollore e Fizikës, nën udheheqjen e mësimdhënëseve të Fizikës: Blerina Bytyqi, Burbuqe Krasniqi dhe Muradije Qürt.

Nxënësit gjatë garës patën mundësinë të reflektojnë njohuritë e tyre dhe aftësitë logjike në zgjidhjen e detyrave.

Falenderojmë drejtorin e shkollës M.Sc. Rrahim Bektashi për përkrahjen e vazhdueshme për organizimin e garave!

Pos nxënësve të klasave të IX – ta, këtë vit pjesëmarrës në këto gara ishin edhe nxënësit nga klasat e VII dhe VIII – ta, prandaj edhe pjesëmarrja ishte më e madhe dhe poashtu konkurrenca shumë e fortë, ndaj të gjithë nxënësit pjesëmarrës meritojnë përgëzime për angazhimin e tyre.

Nxënësit fitues:

Klasat e VII-ta

Vendi i parë: Ami Rizanaj VII-3

Vendi i dytë: Büglem Karyürek VII-5

Klasat e VIII-ta

Vendi i parë: Arit Berisha VIII-1

Vendi i dytë: Ruya Gashi VIII-5

Klasat e IX-ta

Vendi i parë: Tuana Ajazaj IX-3

Vendi i dytë: Serra Xhibo IX-2

Vendi i tretë: Balim Opoya IX – 6