Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,takon përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe të Tjera

Kryetari i komunës së Prizrenit,Shaqir Totaj priti ka takuar përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe të Tjera, së bashku me Komisionin Komunal për vlerësimin e dëmeve, me ç’rast diskutuan për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit në ekonomitë familjare, bujqësi dhe infrastrukturë. Komuna e Prizrenit do të bashkëpunojë ngushtë për një vlerësim të saktë të dëmeve dhe mbetet e përkushtuar në mbështetjen e qytetarëve të prekur dhe tejkalimin e pasojave. Komuna e Prizrenit ka pasur shumë pasoja dhe dëme e sidomos fshatrat e Përdrinisë si dhe fshatrat tjera.