Kryetari Shaqir Totaj priti sot drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Ambasadoren Nancy Soderberg.

Kryetari Shaqir Totaj priti sot drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Ambasadoren Nancy Soderberg, me ç’rast diskutuan për vazhdimin dhe thellimin e partneritetit ndërinstitucional.

Gjatë takimit, Ambasadorja Soderberg prezantoi programet dhe planet e NDI-së për periudhën në vijim si dhe mundësitë konkrete për bashkëpunim të mëtejmë në mbështetje të forcimit të institucioneve e proceseve demokratike.