Veseli në Hagë: E di se kush jam, drejtësia mund të vonohet por jo të mohohet

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka folur para trupit gjykues, duke theksuar se beson se e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë, pavarësisht vonesave në procesin gjyqësor.
“Unë e di kush jam, çfarë kam bërë e çfarë nuk kam bërë. Veprimet e mia kanë qenë ligjore”, ka deklaruar Veseli, duke shtuar se gjykata duhet të mbrojë parimet themelore të drejtësisë dhe paanësisë.
“Drejtësia mund të vonohet, por nuk mund të mohohet.Edhe në momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë”.