Vetaksidentohet me trotinet në Prizren, ngasësi në gjendje kritike

Një person është vet aksidentuar me trotinet në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës ai është në gjendje kritike shëndetësore.

“Është raportuar se një mashkull kosovar, është vetë aksidentuar me trotinet. Ngasësi i trotinetit ka pësuar lëndime të renda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku sipas mjekëve gjendja e tij është kritike”, njofton PK.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Ismail Kryeziu”.