Kryetari i KBI-së në Prizren,priti kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, priti sot, Kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, në një takim urimi për muajin e bekuar të Ramazanit. Në këtë takim, Kryetari Ibrahimi falënderoi Kryetarin Totaj për vizitën tashmë tradicionale me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes institucioneve, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërinstitucionale për mirëqenien e komunitetit. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin në projekte të përbashkëta. Kryetari Totaj uroi një Ramazan të lehtë dhe të pranuar Kryetarit Ibrahimi dhe besimtarëve të Prizrenit duke theksuar se ky muaj është muaj i afrimit dhe solidaritetit me njeri tjetrin. Gjithashtu theksoi se bashkëpunimi i ndërsjellë është kyç për zhvillimin e qytetit dhe mirëqenien e qytetarëve.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, duke forcuar angazhimin e institucioneve për një Ramazan të bekuar për të gjithë besimtarët.