Mbrëmë motoçiklisti në Sallagrazhdë aksidentohet nga një veturë.

       Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren,togeri Shaqir Bytyçi,njofton se me  23.mars.2026, rreth orës 16:26, në fshatin Sallagrazhdë, të Suharekës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture me targa vendore dhe një motoçiklisti. Sipas informatave të para, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, kryesisht në kokë, dhe fillimisht është trajtuar në Emergjencën e Suharekës, për t’u dërguar më pas në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim të mëtutjeshëm. Nga të dhënat fillestare bëhet e ditur se i lënduari, N.T., rreth 30 vjeç, ndodhet në gjendje stabile, jasht rrezikut për jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.njofton zëdhënësi Bytyçi.