Ka ndërruar jetë Flora Brovina, mjeke , poete, humaniste, aktiviste për të Drejtat e Njeriut, Ish e burgosur politike, veterane e Luftës së UÇK-së, seputete dhe nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës

                     Familjarët njoftojnë me pikëllim të thellë në zemër , familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën, se u nda nga jeta më e dashura jonë, Dr. Flora Brovina ,Mjeke , Poete, Humaniste, Aktiviste për të Drejtat e Njeriut, Ish e Burgosur Politike, Veterane e Luftës së UÇK-së, Deputete dhe Nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës

Flora jetoi një jetë të mbushur me dashuri për familjen, për njeriun dhe për atdheun. Si mjeke u shërbeu njerëzve me përkushtim e dhembshuri; si poete na la fjalën dhe shpirtin e saj; ndërsa me veprën, qëndresën dhe humanizmin e saj la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës dhe të shqiptarisë. Largimi i saj lë një zbrazëti të madhe në familjen tonë, por kujtimi, dashuria dhe vepra e saj do të mbeten përherë mes nesh.Me këtë rast  shumë personalitete të njohura   duke  filluar nga  kryetari i komës së Prizrenit Shaqir Totaj e deri tek qeveritarët e  Kosovës dhe kryeministri,  kanë shprehur ngushllimet e tyre  për  perosonalitetin , me një  bagazh  plotë  merita e lëvdata  që e bëri atdhetarja Flora Brovina.