Absurditet, kundërthënie të papranueshme, nga përfaqësues demokratik-Shkruan;Lendira BERISHA

                   Absurditet, kundërthënie të papranueshme, nga përfaqësues demokratik, dështimi për të tridhjetë e katër herë, i konstituimit të Kuvendit. Duke mos pasur aspak ndërmend, të analizojnë dëmet e mëdha që i shkaktohen vendit, nga kjo krizë gjithëpërfshirëse politike, së paku të kemi ndërgjegje njerëzore, që të kalojë në mendim të kulluar, të ndalohen spektaklet në Kuvend, si të bezdisshme tani më për popullin. Çdo gjë ka një limit, përballë  justifikimeve të pa arsyeshme.

Për të gjithë ata që janë duke ndjekur zhvillimet e fundit, anë e mbanë botës, duhet të dalin me qëndrime serioze, në veçanti partia ne pushtet si fituese e zgjedhjeve, duhet të merret me zgjidhjen e problemeve, të tregojë shembullin e daljes nga kjo bllokadë, të menaxhojë situatën, me parime të përcaktueshmërisë, të kalohen pengesat, duke frenuar egoizmin, në mundësi të hapjes së marrëveshjeve të reja, të kësaj situate të ndërlikuar, sepse duhet të kuptojmë se ky vakum politik, neveritës, është i papërshtatshëm në gjendjen në të cilën ndodhemi ne dhe bota aktualisht./QendraPress/