Banorët e lagjes ‘’Hoqa Mëhallë’ për mungesë të ujit të pijes sot, dakordohen me’’ Hidroregjonin jugor’’ që brenda tri javësh këtë problematik ta tejkalojnë.

Një numër i banorëve e lagjes ‘’Hoqa Mëhallë’ në Prizren, për shkak të mungesës të ujit të pijes sot janë tubuar disa prej tyre kanë kërkuar,që edhe në lagjen tyre të këtë ujë të pijes , pasi që atje tashmë ka reduktime drastike . për të diskutuar dhe pa se ku qëndron ky problem një grup qytetarësh janë përzgjedhur nga këta të pranishëm dhe kanë takuar Kryeshefin e Hidreregjionit jugor Fadil Berisha, ku bashkërisht kanë shpjeguar arsyen e kësaj proteste dhe këtij tubimi sot. Pas një sqarimi që e kanë dhënë udhëheqësi e kompanisë dakordohen me’’ Hidroregjonin jugor’’ që brenda tri javësh këtë problematik ta tejkalojnë, me punimet që do të kryhen brenda kësëj periudhe. Lidhur me këtë njëri një ata që ishte në takim me kryeshefin ,Shefqet Kastrati tregoi se këtë ia kanë shpjeguar brengat e tyre kurse premtimi tha është se do të tejkalohet kjo situatë.
Derisa përfaqësuesi i lagjes Hoxhë Zaim Qafleshi, shpjegoi se mungesat dhe reduktimet shumë të mëdha që i kanë banorët e lagjes ‘’hoqa Mëhallë’ janë të gjata , por ai tha se kemi marrë premtimin se brenda tri javësh do të tejkalohet kjo situatë, Duke pa këtë gjendje edhe ne i premtuan se deri në këtë afat do të përballojmë , por besojmë se premtimin do të ma mbajnë tha ai. Kurse kryeshefi Fadil Berisha, me këtë rast tha se patëm një delegacion dhe u njoftuam për të gjitha reduktimet e ujit ët pijes në këtë lagje, Mirëpo pasi që tashmë jemi në procedim të punimeve në këtë pjesë të pusetave besojmë dhe jemi optimist se këtë çështje do të tejkalojmë shumë shpejtë brenda afatit që atyre ju premtuam.
Kështu banorët e tubuar u ndanë më këtë shpresë se kjo çështje brenda tri javës do të tejkalohet