Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava kërkon unitet: Braktisja e vendit nuk është zgjidhje, e kemi obligim angazhimin për shtetin

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, pasi ka uruar besimtarët për këtë festë ka bërë thirrje për unitet.Sipas tij, Fitër Bajrami është festa më popullpre që presin gjithë grupmoshat.“Në këtë mëngjes të bukur jemi mbledhur në xhamitë tona për të festuar Fitër Bajramin, fest që bartë harenë, gëzimin në zemrat e besimtarit. Të gjithë besimtarët urojnë e gëzojnë, ngase për një muaj kanë zbatuar urdhërin e Zotit për agjërim”.”Agjërimi për besimtarin është sakrificë që bëhet vetëm për Krijuesin dhe la arsye që të festojë me familje. Në Ramazan na bashkoi lutja, sofra e iftarit dhe prandaj sot kemi arsye që ta festojmë këtë fitër Bajram”, tha Tërnava.“Ramazanin po e përcjëllim me krenari e me familje tona po e përcjëllim Fitër Bajramin. Fitër Bajrami është festa më popullpre që presin gjithë grupmoshat”, tha Tërnava.Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka kërkuar nga të rinjtë që të mos largohen nga Kosova.Në hytben e faljes së namazit të Fitër Bajramit, ai ka bërë me dije se lëshimi i vendit nga të rinjtë dhe profesionitet nuk është zgjedhje.“Braktisja e vendit nuk është zgjidhje e duhur, sidomos nga të rinjtë dhe ekspertët tanë. Jeta në këtë botë nuk e ka qëllim e mision vetëm anën materiale. Dashtë Zoti që vendi ynë, me angazhimin tonë, të bëhet vend ku jetohet e punohet me dinjitet”, ka vlerësuar Tërnava.