Dështim i radhës i 52-ti, nesër në orën 14:00 seanca tjetër

Tani më kur Koosva po rrezikon në shumë aspekte as në përpjekjen e 52-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës. Kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputetes së PDK-së Vlora Çitakut, deputetes së LDK-së Hykmete Bajramit dhe deputetes së AAK-së Time Kadrijajt. Pas këtyre ndërprerjeve tha se seanca e radhës mbahet nesër në orën 14.00. Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun, të propozuar për kryeparlamentare, të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara. Haxhiu nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, tha pas dështimit të serishëm të seancës konstituive se do të ishte mirë që të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për të parë se si do të procedohet tutje. Ai ka treguar se Kurti nuk i ka votat për të krijuar një Qeveri të re dhe se këtu është problemi i bllokadës. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.