Diell e vranësira sot, kryesisht mot i ftohtë

Mëngjesi nisë me kushte për mjegull ultësirave, derisa ditën do të mbajë mot i ftohtë, me vranësira lokale dhe intervale me diell, ku nga Dukagjini edhe mund të jenë më të gjata.
Nga rrafshi i Kosovës, nuk duhet përjashtuar mundësi për depërtime të ndonjë rrebeshi të shkurtër bore nga vise malore. Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -3 e -1C, ndërsa gjatë ditës shkojnë deri në 3C e 5C, njofton Prishtina Weather.
Ditëve të fundjavës, paraqiten ngrica orëve të të mëngjesit, si dhe kushte për mjegull ultësirave. Të shtunën do të ketë më shumë intervale me diell, derisa ditën e diel vranësirat vijnë duke u shtuar, e në mbrëmje priten edhe të reshura shiu. Temperaturat minimale zbresin deri në -5C, ndërkohë që në fillim të javës së ardhshme, maksimalet shkojnë edhe deri në 10C, ditën e martë.
Cilësia e ajrit ka shënuar një përmirësim orëve të para të ditës, ngase erërat më të fuqizuara veriore kanë shpërndarë ndotësit ajor, duke bërë që indeksi të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira në të gjitha stacioneve vrojtuese. Mirëpo ditëve të ardhshme moti më stabil, me mungesë të qarkullimit ajror, mbanë ndotësit ajror më të koncentruar pranë sipërfaqes, e indeksi kalon edhe në vlera shumë të dobëta apo edhe jashtëzakonisht të dobëta.