Dita e Veteranëve  është  dita  më e nderuar  që  duhet ta nderojmë tha kryetari Totaj

  Sot në  gjithë Kosovën shënohet Dita e Veteranëve të UÇK-së.. Kurse në  Prizren  këtë  ditë e shënuan  me  homazhe  tek varrezat e  dëshmorëve  ne  Landovicë, e ku ishin kryetari i komunës  Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi,kryesuesja Antigona  Bytyçi, Nait Hasani, themeluesi i celulave të para të  UÇK-së,  kryetari i Degës së AAK –së në Prizren Besnik Krasniqi, përfaqësues të  Shoqatave të dala nga  lufta  dhe veteranë të UÇK-së nderuan Ditën  e veteranëve. Kryetari  total me këtë rast tha se ‘’ Kjo ditë përkujton sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës. Prandaj   për të nderuar  këtë veteranë patjetër se duhet  bërë  nderim edhe  dëshmorët  tha  i pari i komunës.

Kurse  ne emër ët shotave të dla  nga lufta  për është ditë   foli Isa Berisha kryetar i OVL dega në Prizren, Ai tha s kjo datë  ka rëndësi të  veçantë për lirinë e Kosovës, por  ço mbushen tashmë  plotë  4 vite  që në këto  festa  e  në familjet e  tyre  po mungojë  strategët e luftë s së UÇK-së , të cilët vazhdojnë  padrejtësisht të mbahen ende në  Hagë, urojë që këto dit të rikujtohet  gjithmonë me respekt e  nderim për ata që sollën lirinë.

Dita e Veteranëve  sot  ne  Prizren  ka vazhduar  nag  shoqatat e dala  nga lufta edhe me vizita   tek disa familje te  veteranëve