Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin: Të gjithë jemi vëllezër, duhet të jetojmë me dashuri dhe bashkëpunim

Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin: Të gjithë jemi vëllezër, duhet të jetojmë me dashuri dhe bashkëpunim
Ipeshki i Ipeshkëvisë së Kosovës, Dodë Gjergji ka uruar të gjithë besimtarët e besimit islam me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Ai ka vizituar kryesinë e Bashkësisë Islame, ku është takuar me myftiun e Kosovës, Naim Tërrnava me ç’rast ka thënë se kjo festë le të shërbejë si referencë që çdo sakrificë në emër të Zotit të bëhet me dashuri.
Ai ka theksuar gjithashtu se pa marrë parasysh fenë apo besimin, të gjithë jemi vëllezër dhe duam të jetojmë së bashku
“Çdo sakrificë që bëhet në emër të dashurisë për Zotin dhe çdo bamirësi që bëhet në emër të dashurisë për njeriun është për t’u vletësuar dhe Zoti sigurisht e shpërblen. Uroj që në çdo familje tonë, pa marrë parasysh a besojnë apo nuk besojnë, a kanë një fe tjetër apo besojnë si unë apo sikur myftiu, ne të gjithë jemi vëllezër, të gjithë duam ta jetojmë këtë të përkohshme me gëzim dhe dashuri dhe me bashkëndjenjë dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin për të shkuar drejtë një të ardhme më të mirë jo vetëm për ne por për gjeneratat të cilave do tua lëmë pastaj vendin tonë”, ka thënë Dodë Gjergji./Kp/