Dr. Muhamet Çadraku ,emër që nderohet, sepse ishte mjek i këtij populli.

0

Njëri nga mjekët që  tashmë në pension, por që një jetë të tërë ishte në shërbim të qytetarëve  është dr Muhamet Çadraku, mjek specialist i cili  mbi të  gjitha  ka ruajtur  mirëkuptimin njerëzor , se njeriu  duhet të jetë primar. Ai që  ishte nder   dhe respekt  i mjekësisë , sepse  nuk u korruptua kurrë një jetë, punoi ndershëm, bëri  shumë  për pacientët e ky është Dr Muhamet Çadraku, Nuk është kjo  vetëm përshtypje, por këtë e dinë edhe  ata që e njohin nga  afër siq është Prof, Dr Afrim Hoti. Ai në faqen e tij në fb shkroi ‘’Nëse “Betimi i Hipokratit” ekzistuaka, atëherë ky njeri, daja im, Dr. Spec. Muhamet Çadraku, është argumenti që konfirmon zbatimin e tij.

Ky njeri një jetë të tërë ua kushtoj njerëzve e pacientëve në Spitalin e Prizrenit dhe gjithandej. Padyshim, doktori më i mirë në rrethin e Tij.

Ky njeri, një jetë të tërë reflektoj;

– njerëzillëk,

– urtësi,

– dinjitet,

– humanitet, dhe

– profesionalizëm.

Sot  Dr. Muhamet Çadraku feston ditëlindjen e Tij të 70-të.

URIMET MË TË MIRA, DOKTOR!

Paç veç të mira në jetë!!!Shkruan  Prof Dr Afrim Hoti. Kurse  të këtilla urime   dr, Muhametit i bëjnë edhe mijëra  pacientë që  kaluan nëpër duar të këtij mjeku human emri  i të cilit ka lënë  mbresë të pashlyer kudo që është paraqitur ai si njeri, intelektuale e mjeke profesional./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *