Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Adem Morina, po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës “Tourism Fair Albania 2026”

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Adem Morina, po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës “Tourism Fair Albania 2026”, ku Prizreni është prezantuar me ofertën e tij turistike dhe potencialin zhvillimor.

Pjesëmarrja në këtë panair synon rritjen e vizibilitetit të Prizrenit si destinacion rajonal dhe ndërkombëtar, krijimin e partneriteteve të reja me operatorë dhe investitorë si dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, gastronomisë dhe mundësive për investime, me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës./QendraPress/