Drejtuesit e “Ekoregjionit” apelojnë për pagesën e faturave të mbeturinave.

       Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale për Mbeturina “Ekoregjioni”, Burim Shala i ka bërë thirrje qytetarëve që ti kryejnë obligimet lidhur me shërbimin e mbledhjes së mbeturinave. Sipas tij, përmbushja e detyrimeve është çelësi për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë.

Ai ka theksuar se faturat janë simbolike, ndërkohë që shërbimi ofrohet disa herë gjatë muajit.

“Është e pamoralshme që të mos paguhet fatura e mbeturinave, e cila kushton vetëm 5.5 ose 6 euro në muaj, ndërkohë që ne ofrojmë shërbimin 4 deri në 5 herë në muaj për çdo shtëpi veç e veç. Megjithatë, shumë prej qytetarëve nuk e kryejnë këtë obligim”, është shprehur Shala në rrjetet sociale, duke shtuar se në të njëjtën kohë kërkohen shërbime më të mira, raporton Telegrafi.