E dhimbshme, ky është punëtori shëndetësorë që u gjend pa shenja jete në Suharekë

/Foto marrë nga ”Suhareka online”

Një incident i rëndë ka ndodhur rreth orës 19:50 në Suharekë, ku dyshohet se një person ka bërë vetërasje. Mësohet  se bëhet fjalë për 42-vjeçarin, Shqiptar Mala nga fshati Mushtisht i cili ishte punëtorë i QKMF-së.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku njoftoi se sipas dyshimeve të para viktima nga familjaret është gjet I varur në banesën e tij.

“Me datë 06.04.2025 rreth orës 19:50 policia është njoftuar nga urgjenca e Suharekës se kanë pranuar një trup të pa jetë .

Policia me të arritur kanë marr informatën se  behej fjal për Sh. M. ( 1983) , mashkull, I cili banon ne rrugën “Avdyl Ramaj”  në Suharekë. Sipas dyshimeve të para  viktima nga familjaret është gjet I varur në banesën e tij në Suharekë”, ka thënë Bytyqi.