Edhe sot mot i thatë e i acartë

Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i acartë, por me intervale me diell. Temperatura maksimale nga sot pritet të kalojë mbi 0C.Sipas Prishtina Weather, mot kryesisht me diell, i thatë dhe i acartë parashihet deri në fundjavë. Minimalet mbesin të ulëta në -7C e -5C, e ato maksimale gradualisht në rritje deri në 3C e 5C ditën e premtë dhe të shtunë.