Ende asgjë të re në KF Liria –Shkruan:Durak THAÇI, analistë sportiv

          Pas paralajmërimeve muaj më parë në një Tv më saktë në Tëvë1 në një emision sportiv ku mysafir ishte Valon Osmani dhe disa analist tjerë,kryetari i Lirisë pati paralajmërua se së shpejti KF.Liria do të ketë riorganizim me pronar të ri dhe menaxhim të suksesshëm me ç’rast dot të kthehet përsëri në superligë. Deri më tani nuk shihet se ka ndonjë lëvizje pozitive në këtë drejtim,madje ekziston rreziku të bie edhe nga liga e parë apo ta përcjell fati i KF.Besa nga Peja e cila u shua si klub për një kohë zë gjatë .Ku mbetën premtimet e kryetarit Valon Osmani ishin vetëm në letër dhe u dogjën apo i morri era. Qka po ndodhë me klubin më me nam në futbollin Kosovar Kf.Liria a do të vinë ditët më të mira apo do të fundoset tërësisht .Nga klubi kan filluar të largohen shumë futbollistë duke mos pa ndonjë të ardhme më të mirë .I fundit që ndau rrugët me klubin ishte gardiani fantastik Drilon Hodaj me pritjet e tija të penalltive në barazh kundër  Ferizajit e dërgoi Lirinë në superligë. Largimi i tij dhe shumë lojtarëve tjer vjen si rezultat i dështimit duke mos pa ndonjë perspektivë të ndritshme. Shpresojmë në ditët më të mira për Kf.Liria….?!/www.QendraPress.com/