FESTË PINGPONGU NË QENDREN SPORTEVE “SEZAI SURROI” PRIZREN.

            Drejtori i DKRS në Prizren, Adem  Morina, sot ne faqen e tij në fb ka bërë një paralajmërim dhe lajm të mirë sa i përket festës së pingpongut. Ai shkruan se ‘’ Sot, pata kënaqësinë të jem i pranishëm në Palestrën e Sporteve “Sezai Surroi” ku është duke u mbajtur turneu tradicional në pingpong për nder të LSHP.

Ju urova shumë suksese garuesve.

Në ketë turne po marrin pjesë mbi 50 pingpongistë nga Kosova dhe Shqipëria.

Gara po zhvillohet në një atmosferë të mirë sportive.

Gara e sotme, pritet të ketë ndeshje interesante dhe lojë cilësore e me rivalitet të theksuar.’’/ëëë.QendraPress.com/