Fuqizohet bashkëpunimi mes Postës së Kosovës dhe Komunës së Dragashit.

Menaxheri i Postës së Kosovës – Regjioni i Prizrenit, Liri Ramadani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Dragashit, Bexhet Xheladini.
Ai shprehu mirënjohjen ndaj kryetarit Xheladini për bashkëpunimin e deritanishëm me Postën e Kosovës.
“Tema kryesore e diskutimit ishte cilësia e shërbimeve që Posta e Kosovës ofron për qytetarët e Komunës së Dragashit, si dhe mundësitë për zgjerimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen,” shkroi Ramadani në Facebook.
Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, u shpreh i kënaqur me shërbimet që Posta e Kosovës po u ofron qytetarëve të kësaj komune, duke theksuar se deri tani nuk ka pasur asnjë ankesë nga qytetarët për këto shërbime.
Menaxheri Ramadani dhe kryetari Xheladini ranë dakord për vazhdimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit, me fokus të veçantë në forcimin e zyrave postare në Komunën e Dragashit./PP/transmeton/QendraPress/