Grabitet një grua në mes të rrugës në Prizren, dy persona ia marrin me forcë zinxhirin nga qafa

                          Një grua është grabitur sot nga dy persona në njërën nga rrugët në qendër të qytetit të Prizrenit, mëson Gazeta Sinjali.Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës, derisa gruaja ishte duke ecur, kur papritmas i dalin përballë dy të rinj dhe ia grabisin nga qafa zinxhirin e arit.Sipas informatave të para, Policia tashmë është njoftuar për rastin dhe kanë nisur hetimet.Ajo që dihet deri më tani është se janë siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të objekteve përreth lokacionit ku ndodhi grabitja dhe së shpejti pritet identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarve./Sinjali