Humanizmi thekson vlerat e dinjitetit njerëzor,në shkollën fillore të mesme dhe të ulët “ Emin Duraku” në Prizren.

Në shkollën fillore të mesme dhe të ulët “ Emin Duraku” në Prizren u finalizua aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare në ndihmë të nxënësit me nevoja të veçanta, Adi Skerajt, i cili pritet t’i nënshtrohet një operacioni për ta ndihmuar të ecë si të gjithë bashkëmoshatarët e tij. Nga ky aksion u mblodh shuma prej 8157.30 eurosh, e cila iu dorëzua familjes së nxënësit në fjalë. Ky aksion dëshmoi edhe një herë vlerat e larta të solidaritetit, humanizmit dhe bashkëpunimit në komunitetin tonë, tipare të cilat triumfojë mbi çdo gjë tjetër. Kontributet e mbledhura simbolizojnë mbështetje përtej asaj financiare: një përkrahje morale dhe shpresë për nxënësin dhe familjen e tij. Shprehim mirënjohje të thellë për të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij aksioni dhe kontribuan në këtë nismë shpresëdhënëse./QendraPress/