Humolli: Qeveria Kurti t’iu kërkojë falje qytetarëve për zhgënjimin dy-vjeçar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se Qeveria Kurti duhet që t’i kërkojë falje qytetarëve për, siç tha ai, zhgënjimin që ua shkaktuan atyre në këto dy vjet qeverisje.Sipas Humollit, zyrtarët nuk janë duke i parë sfidat me të cilat përballën qytetarët e Republikës së Kosovës.“Qeveria duhet të kërkojë falje para qytetarëve, sepse kanë shkaktuar zhgënjim të madh këto dy vite. Nuk shohin përtej zyrave të veta”, ka deklaruar Humolli, përcjell Reporteri.net.Tutje, ai ka thënë se kjo qeveri ka dështuar që të ndalë ikjet, dhe se të rinjtë vetëm presin për të marrë pasaportën dhe për të ikur jashtë vendit.“Qytetarët besuan që do të kthehet besimi. Unë e kam përjetuar edhe në luftë, që njerëzit kanë pasur shpresë që do të vijnë ditë të mira. Sot po e shohim që fëmijët e bashkëluftëtarëve e duan të ikin jashtë vendit. Sikur të ishte menaxhuar drejt ka pasur mundësi reale për t’i ndalë ikjet”, shtoi deputeti Humolli./Reporteri.net./