Instituti Sizmologjik: Kosova u godit nga gjashtë tërmete

Rreth orës 08:00 të mëngjesit, në Kosovë ka pasur sërish tërmet me magnitudë 2.1 sipas shkallës Rihter. Epiqendra e këtyre tërmeteve ishte ne jug-perendim të Prishtines, zona Bardhi madh-Batushë-Sllatinë.
Këtë e ka konfirmuar edhe Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, ku tha se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 6 tërmete me intensitet të ulët 1.5 deri 2.3 shkall Richter.
“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 10/10/2020 n’ora 8:01 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitude 2.1 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit.