Ish deputeti Nezir Çoçaj-rikujton emblemën e atdhetarisë Lumni LUSHAJ

         Ish deputeti Nezir Çoçaj-rikujton emblemën e atdhetarisë Lumni LUSHAJ, ai  emër që do të rikujtohen nga të gjithë ata që e njohën. Ai me këtë rast ka shkruar’’ Ka ditë që për shumicën vijnë si festë, e për dikë tjetër si dhimbje dhe kujtim, e për dikë peshë e rëndë kujtimesh.
Sepse jo secili e përjeton festën njësoj. Sot, në ditën e Bajramit, më shumë se urime, ndiej mungesë, kujtime dhe heshtje. Humbja e Lumit ishte një goditje e rëndë, që la gjurmë në gjithçka që mendoja, besoja dhe gëzoja. Prandaj, e kam të vështirë të uroj si dikur.
Lumi ishte, është dhe do të mbetet pjesë e imja. Disa dhimbje nuk shuhen; vetëm mbarten, deri në ritakim.’’.