Ka përfunduar restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren, njofton ministria e Kulturës.

“Restaurimi i plotë i këtij aseti kontribuon në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore, duke e bërë atë një pasqyrë të gjallë të historisë dhe identitetit tonë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë sëKulturës dhe Turizmit në Facebook. MKT më tej ka njoftuar se ky monument i takon fundit të shekullit të 18-të.