Komandanti i KFOR-it: Do të veprojmë nëse rrezikohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes.

Komandanti i trupave të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Michele Ristuccia, ka thënë se ky mision do të vazhdojë të punojë ngushtë me Bashkimin Evropian dhe të ofroj siguri që dialogu Kosovë-Serbi të ecë përpara.Ai ka thënë që KFOR-i e mirëpret marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.Tashmë është thelbësore që të dyja palët të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar ai në një adresim për media, përcjell Reporteri.net.Tutje Komandanti i KFOR-it tha se ky mision është i përgatitur të veprojë nëse rrezikohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes.“Si komandant i KFOR-it, unë do të vazhdoj të luaj rolin tim në mbështetje të të gjitha përpjekjeve që synojnë krijimin e sigurisë së fundit për gjeneratat e ardhshme. Këtë do ta bëj në bashkëpunim të plotë me të gjithë aktorët përkatës dhe me të gjithë homologët e mi. Përfshirë Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara, OSBE-në, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe të organizatave të sigurisë së Kosovës, si dhe shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe. KFOR-i do të vazhdojë të kryejë misionin e tij. Dhe është plotësisht e përgatitur – në përputhje me mandatin e saj të OKB-së – të veprojë nëse rrezikohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes”, ka thënë ai.Ky adresim është bërë disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore në Kosovë, nga selia e NATO-s në Bruksel ku është takuar me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geonana.Më 23 prill qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut do të votojnë për zgjedhjen e katër kryetarëve të rinj të këtyre komunave.Më 5 nëntor të vitit të kaluar kryetarët  e këtyre komunave nga Lista Serbe dhanë dorëheqje./Reporteri.net/